Presidenti i SHBA, Joseph Biden

VIDEO/ SHBA-Iran më shumë se një ndeshje futbolli, Biden nuk përmban gëzimin

30 Nëntor 2022, 16:46| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:48

  • Share

Përballja në Botëror mes SHBA-së dhe Iranit (1-0) ka qenë më shumë se një ndeshje futbolli dhe këtë e tregon një video e presidentit Biden. Teksa ndodhej në një takim politik në shtetin e Miçiganit. Biden njoftohet nga stafi se SHBA eliminoi Iranin.

Menjëherë numri një i Amerikës rikthehet në podium dhe merr mikrofonin, duke lajmëruar të pranishmit për rezultatin. Sakaq Biden fton ata të brohorasin ‘Amerika, Amerika’, ndërsa shton se ishte një ndeshje e madhe.

"SHBA! SHBA! Kjo është arritje e madhe. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët u thashë se mund ta bënin këtë. Ata e arritën dhe Zoti i do. Gjithsesi, mendova se mund të dëshironit ta dëgjonit rezultatin", tha Biden.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?