Taulant Seferi

VIDEO/ Sërish protagonist me gol, Seferi në vendin e dytë të golashënuesve në Ukrainë

14 Maj 2023, 16:27| Përditesimi: 14 Maj 2023, 16:28

  • Share

Taulant Seferi ka shënuar golin e 12-të në elitën e Ukrainës me Vorskla Poltava. Skuadra e shqiptarit fitoi 0-2 me Lviv në transfertë, me duelin që vlente për javën e 26-të në kampionat. Në minutën e 57-të, ish-sulmuesi i Tiranës shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke hapur suksesin për të tijtë.

Në minutën e fundit ishte Sklyar që arkivoi tri pikët për Vorsklën, me skuadrën ukrainase që mban vendin e shtatë në renditje me 33 pikë. Në sezonin e parë në Ukrainë, Seferi ka shkëlqyer me 12 gola duke mbajtur vendin e dytë në listën e golashënuesve.

Forma e mirë ka bërë që Seferi të jetë pjesë e sulmit të Kombëtares, me trajnerin Sylvinho që pritet ta ftojë edhe në dy ndeshjet e qershorit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?