Momenti kur qytetarët e Selanikut këndojnë këngët e Vassilis Karras nëpër rrugë

VIDEO/ Selaniku 'qan' për Vassilis Karras! Këndojnë gjithë natën këngët e tij

25 Dhjetor 2023, 12:00| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 12:17

  • Share

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Prej dy vitesh po përballej me kancerin, ndërkohë kohët e fundit Karras ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.

Së fundmi, fotot, videot nga koncertet dhe intervistat e këngëtarit kanë pushtuar rrjetet sociale.

Krahas postimeve të njerëzve në rrjetet sociale dhe “lamtumirës” së kolegëve të tij, në prag të Krishtlindjeve, qytetarët e Selanikut kanë nderuar Vassilis Karras, raporton Protothema.

Një video po qarkullon në internet ku shihet një turmë njerëzish në rrugën kryesore të qytetit, duke nderuar Vassilis Karras, duke kënduar këngët e tij nga veriu në jug të qytetit.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, që ishte dëshira e tij e fundit.

Të martën, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik.

Varrimi do të mbahet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij

 

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 25/12/2023 12:12

    Si mund te nderohet ndryshe nje njeri i madh?, s'ka pasuri dhe pushtet qe mund ta tejkaloje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?