Salernitana përmbys Lazion

VIDEO/ Salernitana përmbys Lazion dhe shijon fitoren e parë në Serie A! 2-1 në Salerno, Hysaj futet në pjesën e dytë

25 Nëntor 2023, 17:33| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 17:43

  • Share


Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës fituan 2-1 me përmbysje kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtë sezon. Vendimtar në këtë përballje ishte një ish si Candreva, që shënoi me një perlë golin e fitores. Sfida do hapej në minutën e 43-të nga Immobile, që kaloi Lazion në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Salernitana barazoi me Kastanos në të 55 minutë. Trajneri Sarri forcoi mbrojtjen dhe në minutën e 62 në fushë u hodh edhe Hysaj. Duhej perla e Candrevas në të 66 minutë që Salernitana të bënte përmbysjen e madhe dhe të merrte tri pikët e para këtë sezon, me festën që ishte legjitime edhe nga trajneri Pippo Inzaghi. Lazio me 17 pikë mban vendin e dhjetë, ndërsa edhe pse në vendin e fundit Salernitana me tetë pikë barazon Veronën.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani mund 1-0 Fioren dhe rigjen suksesin pas katër ndeshjeve, Napoli fiton me Atalantën! Salernitana shijon tri pikët e para në Serie A


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?