Sarah Schindner

VIDEO/ Rrëfimi drithërues i gazetares të CNN: Jam me kancer në fazën e tretë

9 Janar, 14:55
  • Share

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video e gazetares së CNN Sarah Schindner e e cila me lot në sy zbuloi publikisht se është diagnostikuar me kancer në gji.

Prezantuesja e lajmeve kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive, raportojnë mediat e huaja.

“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e paaftë për të fshehur dridhjen e saj, me sytë e saj të përlotur.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?