Emanuele Ndoj

VIDEO/ Rinovoi në Serie B, mesfushori i Kombëtares kuqezi shënon te Brescia

22 Tetor 2022, 21:26| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 21:30

  • Share

Brescia barazoi 1-1 me Venezia për javën e 10 në Serie B në Itali. Protagonsit në këtë takim u bë edhe Emanuele Ndoj, mesfushori shqiptar që ka rifituar një vend në formacionin e "Dallëndysheve". Në minutën e 32 të ndeshjes, 25 vjeçari do dërgonte topin në rrjetë për golin e parë të takimit te vendasit.

Shqiptari përfitoi nga një aksion në vijën fundore, teksa ndoqi bukur topin për ta shtyrë në rrjetë pas pasimit final të Aye. Realizimi i Ndojit nuk u mbajt nga Brescia, që pësoi golin e barazimit në minutën e 87 me Crnigoj. Ndoji luajti 72 minuta në këtë duel, teksa ishte më i miri te Brescia. Me 17 pikë Brescia qëndron në vendin e gjashtë të klasifikimit, teksa Ndoj rinovi kontratën me dy vite në verën e shkuar.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?