Cristiano Ronaldo

VIDEO/ Rinia nuk blihet, Ronaldo lutje kameramanit: Mos më afro se kam rrudha

23 Qershor 2023, 11:41
  • Share

Cristiano Ronaldo vijon të shkëlqejë në fushë paçka 38 viteve mbi supe. Ylli i sulmit luzitan vendosi fitoren e Portugalisë kundër Islandës për Euro 2024, me golin që u shënua në fundin e ndeshjes.

Pas duelit sulmuesi i Al Nassr u vendos përballë kamerave për komentin e duelit. Edhe këtu CR7 ka arritur "të vjedhë" vëmendjen, teksa ka bërë batutë me kameramanin. "Mos më afro (zoom), nuk jam më i ri. Kam rrudha", tha sulmuesi.

Pas kësaj fraze të gjithë të pranishmit kanë qeshur, me Ronaldon që duket se nuk do dorëzohet dhe për disa vite të tjera do jetë në fushë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?