VIDEO/ Rihanna prezanton për herë të parë djalin e saj 7 muajsh

18 Dhjetor 2022, 09:24| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:00

  • Share

Këngëtarja Rihanna postoi një video në TikTok, ku prezantoi për herë të parë djalin e saj, tashmë shtatëmuajsh. Të gjithë miqtë e saj kanë komentuar në videon e postuar dhe kanë ndarë mendimin e tyre për ngjashmërinë e djalit me këngëtaren. Të shumtë kanë qene edhe komentet e ndjekësve të këngëtares, të cilët pohojnë se djali “është kopja e vogël e Rihhan-ës”.

 Rihanna dhe ASAP Rocky e kishin mbajtur  të fshehur nga publiku fytyrën e djalit të tyre gjatë gjithë kësaj kohe. Vogëlushi shfaqet duke qeshur dhe në një moment tenton që të kapë kamerën me duart e tij, ndërkohë që belbëzon, ndërsa Rihanna dëgjohet duke e pyetur “A dëshiron të provosh telefonin e mamit?” Çifti nuk e ka bërë të ditur emrin e djalit të tyre duke vendosur kështu edhe ta ‘ mbrojnë nga sytë’ e kamerës, përveç rasteve kur janë vetë ata që vendosin të publikojnë foto të vogëlushit.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?