Rey Manaj

VIDEO/ Rey Manaj 'pa frena', shënon golin e 22-të në Turqi dhe fiton kundër Cikalleshit

27 Prill, 16:49| Përditesimi: 28 Prill, 16:28

  • Share

Rey Manaj ka shënuar golin e 22-të sezonal dhe të 18-in në Superligën e Turqisë. Sivasspor fitoi 1-0 kundër Konyasporit të Cikalleshit dhe Et'hemit, duke bërë që Manaj të jetë jetik në ekipin e tij. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin në minutën e 86-të, duke treguar se minutat e fundit janë të preferuara për të që të shënojë.

Në fundin e lojës të tijtë fituan një goditje dënimi që u mor përsipër nga 27-vjeçari. Në gjuajtjen e parë Manaj u ndal nga muri mbrojtës, ndërsa në kthimin e topit, pasi kontrolloi sferën lushnjari lëshoi sërish një të djathtë të fortë që fundin e kishte në rrjetë.

Tanimë në kampionat ai shkon në kuotën e 18 golave, me Icardin (21) dhe Dzekon (20) që kanë bërë më mirë se ai.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?