Rey Manaj

VIDEO/ Rey Manaj bën 'çorap' mbrojtjen dhe 'gatuan' golin e fitores së Sivasspor

13 Prill, 11:34| Përditesimi: 13 Prill, 11:36

  • Share

Rey Manaj është rikthyer sërish protagonist me Sivasspor në Superligën e Turqisë. Për raundin e 32-të, skuadra e sulmuesit të Kombëtares fitoi 0-1 në udhëtim kundër Trabzonspor.

Në "Papara Park" vendosi goli i Menig në minutën e 52. Në këtë realizim protagonist ishte Rey Manaj, që dribloi disa rivalë dhe pasoi bukur për shokun e skuadrës.

Edhe pse jo favoritë, Sivasspor siguroi tri pikë dhe ngjitet në vendin e shtatë. 20 golat e Rey Manaj (16 në kampionat dhe katër në Kupë) kanë qenë deçiziv për ekipin e tij. Veç realizimeve, Manaj gjeti edhe asistin e parë këtë sezon.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?