Kurani shekullor i restauruar nga LQB

VIDEO/ Restaurohet Kurani 100-vjeçari

22 Shkurt, 22:05| Përditesimi: 22 Shkurt, 23:54

  • Share

Një Kuran rreth 100-vjeçar është restauruar në Laboratorin Qendror të Restaurimit, i cili është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Lajmi është dhënë nga vetë institucioni, i cili ka treguar se ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me “kirurgjinë”.

Ndër të tjera, kjo drejtoria ka treguar se restaurimi i librave të shenjtë kërkon një përkujdesje të posaçme dhe për këtë proces nevojiten dorashka, maska dhe pajime metalike.

Libri i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton cilindo që zotëron një dokument të rëndësishëm që po bjerret dita-ditës, për ta çuar tek restauruesit të cilët do ta risjellin në jetë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?