Cristiano Ronaldo

VIDEO/ Rekord pas rekordi, Cristiano Ronaldo 'makineri'! Shënon golin e 54 këtë vit

30 Dhjetor 2023, 21:11| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 21:13

  • Share

54 gola. Ky është rekordi që Cristiano Ronaldo ka vendosur këtë vit 2023, duke u bërë sulmuesi që shënon më së shumti në botë. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, portugezi nuk di të ndalet.

Mbrëmjen e së shtunës, CR7 shënoi golin e radhës në Arabinë Saudite. Për raundin e 19-të në kampionat, Al Nassri i tij përmbysi 1-4 Al Taauon në udhëtim.

Të parët në avantazh kaluan vendasit, teksa Brozovic, Laporte, Otavio dhe Ronaldo përmbysën për miqtë. Ylli portugez nuk mund të gabonte në minutën e 90+2 kur pas një krosimi të Fofana kërceu mbi mbrojtjen dhe shënoi golin numër 54 këtë vit kalendarik.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?