Sadiq feston supergolin

VIDEO/ Real Sociedad mund 2-1 Sevillan, Ramos dhe Navas karton të kuq te miqtë

26 Nëntor 2023, 18:24
  • Share


Real Sociedad fitoi 2-1 me Sevillan për javën e 14-të në La Liga dhe marshon drejt zonës evropiane. Në "Shën Sebastian" vendasit e trajnerit Alguacil ishin më të vendosur në fushë duke shënuar dy gol në pjesën e parë, teksa fundi ishte i hidhur për Sevillan që pa dy kartona të kuq në një minutë. Sfida nisi me autogolin e Dmitrovic, që kaloi Sociedadin në epërsi pas vetëm tre minutave lojë. Në të 22' duhej perla e Sadiq Umar nga jashtë zonës për të bërë që i gjithë stadiumi të ngrihej në festë për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë miqtë nga Sevilla gjetën golin shpejt me En Nesyri që shkurtoi shifrat në të 60 minutë. Në fund djemtë e Alonsos kërkuan barazimin, por në vend të tij morën dy kartona të kuq në minutën e 88-të. Sergio Ramos për për ndërhyrje të parregullt dhe Jesus Navas për protestë lanë miqtë me nëntë lojtarë. Me këtë sukses Sociedad ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë, ndërsa Sevilla vuan rezultatet dhe me 12 pikë pozicionohet në vendin e 15-të.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madridi 'shkërmoq' Cadizin dhe merr kreun e La Liga-s! Sociedad 'skuq' Sevillan, fiton 2-1


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?