VIDEO/ Shqipëria turistike gati për t’u zbuluar gjatë 2024 me të gjitha bukuritë! Rama publikon spotin e ri

3 Janar, 11:10| Përditesimi: 3 Janar, 16:47

  • Share

Shqipëria është gati për t’u shndërruar edhe këtë vit në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Përmes një videoje promovuese në gjuhën angleze me pamjet nga bukuritë e natyrës shqiptare, kryeministri Rama ftoi të turistët vendas e të huaj të shijojnë Shqipërinë turistike në 2024.

“Shqipëria turistike është gati për t'u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t'i rrokin shpirtin”, shkruan Rama në Facebook.

Viti 2023 i kushtohet turizmit, për shkak të bumit të lartë të të huajve që erdhën në vend e që ishin mbi 10 milionë deri në fund të dhjetorit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ok: 04/01/2024 03:02

    Po po gjithashtu do zbulohet edhe thesari i ali pash tepelenes

    Përgjigju
  • Blendi: 03/01/2024 16:31

    Shikoni ta pastroni se po e mbulon zhuli e betoni

    Përgjigju
  • Kapitali: 03/01/2024 13:17

    Po ti e mbushë me beton o Demagog!Tokat ua vodhe pronareve dhe i fale me 1 euro gjoja për investime strategjike ?!

    Përgjigju
  • agim: 03/01/2024 13:10

    patjeter...

    Përgjigju
    • Lushka: 03/01/2024 16:30

      Ah si duhet te ishte ky komb te lulezonte e te ishte Perla e ballkanit fatkeqesisht me ju politician ndyresira su be kurre. Ishalla po behet ne vazhdim edhe mir se erdhet ne Albanistan ku kerkohet azil politik me mbush barkun me buke rrugeve te botes. Welcome in Albanistan.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?