VIDEO/Rama-Bashës: "Lulin e
vocërr" e bëri Migjeni, ty Saliu...

16 Nëntor 2017, 11:15| Përditesimi:

Në seancën e Kuvendit ku do diskutohet dhe miratohet në parim projektbuxheti për vitin e ardhshëm, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. 

Rama e ka quajtur Bashën "Luli i vocërr" që tenton të imitojë ish-kryetarin e PD, Sali Berisha. Por sipas Ramës, Basha mbetet sërish i "vogël". "Lulin e vocërr" e bëri Migjeni, ty të ka bërë Saliu, Lul", iu drejtua Rama, Bashës. "Ndryshimi i madh mes meje dhe këtij është ky, unë nuk i ndaj shqiptarët në tanët dhe të atyre dhe kurrë nuk i fusë njerëzit në një thes. Po e mbyll me Papa Franceskun “Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”. Problemi yt është se në përpjekjen për t'u bërë një kopje e të madhit, që s’na ka ardhur ende, je një kopje e pagëlltitshme e Lulit e vockël". Pranoje vogëlsinë tënde Lul, para se të rritesh. Je fallso, prano vogëlsinë Lul"", tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?