Sergio Ramos

VIDEO/ 'Qepe gojën', Sergio Ramos debaton me tifozët pas humbjes së Sevillas: Kush je ti?

5 Janar, 11:52| Përditesimi: 5 Janar, 11:54

  • Share

Tre fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje. Këto janë bilancet e Sevillas në 19 javët e La Ligës. Humbja e djeshme në shtëpi 0-2 me Athletic Bilbao ka bërë që një nga lojtarët më të mirë të ekipit, Sergio Ramos të përplaset me tifozët pas sfidës.

I ndodhur në zonën e intervistave, Ramos i është përgjigjur disa tifozëve të revoltuar nga rezultatet "jo" dhe vendit të 16-të në La Liga këtë sezon, shumë larg nga pritshmëritë.

Me tifozët që ishin të acaruar dhe po sulmonin nga distanca mbrojtësin, Ramos nuk u kursye. "Mbylle gojën. Kini pak respekt për njerëzit këtu. Bëhu më i respektushëm", këto ishin fjalët e 37-vjeçarit, që tregojnë më së miri atmosferën në "Ramon Sanchez Pizjuan".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?