VIDEO/ Qeni në prehër, gjobitet shoferi që 'e nxori shëtitje' dhe i bënte foto me celular

9 Prill 2022, 22:26| Përditesimi: 9 Prill 2022, 22:28

  • Share

Nuk janë të rralla rastet kur në vendet e para të makinave shikojmë kafshë shtëpiake, kryesisht qen. E cila në fakt përbën një shkelje të Kodit Rrugor dhe ndëshkohet me gjobë.

Një rast i tillë është konstatuar nga policia rrugore, e cila ka gjobitur një qytet me 7000 mijë lekë pasi në mjetin e tij po nxirrte shëtitje qenin, të cilin e kishte në prehër. Për më tepër drejtuesi i mjetit ishte duke e fotografuar qenin.

"Drejtuesi i mjetit mban në vendin e drejtuesit të mjetit kafshë shtëpiake duke cenuar drejtimin e sigurt të mjetit si dhe përdor aparatin celular", thuhet në fletën e gjobës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka siguruar videon e cila tregon qartë se si policia ka pikasur shkelësin e Kodit.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sduket targa: 09/04/2022 23:27

    Ruajeni gjoben, ai duket sikur i ben foto dyqanit perballe ca qeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?