Qeni në fushë

VIDEO/ Qeni krijon kaos në fushë, 'vjedh' topin dhe driblon disa futbollistë

29 Shtator 2023, 14:15| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 14:16

  • Share

MEKSIKË - Gjatë ndeshjes së futbollit mes Alebrijes Oaxaca dhe Dorados në Meksikë, një ndërprerje e papritur solli të qeshura dhe befasi tek shikuesit. Një qen bëri 'hyrje madhështore' në fushë, duke ndërprerë duelin.

Rezultati ishte 4-0 në favor të Alebrijes Oaxaca kur katër putroshi u fut në fushë. Objektivi kryesor i qenit? Topi, të cilin portieri i Dorados, Hernan Mendoza, sapo e kishte marrë në dorë.

Pasi nuk u ndal dot nga siguria dhe lojtarët, qeni me topin në gojë nisi të 'driblonte' këdo i dilte para. Skena ishte gazmore sa edhe gjyqtari i katërt, duke ruajtur profesionalizmin e tij, tregoi tre minuta shtesë mes kaosit të vazhdueshëm të shkaktuar nga qeni.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?