Qazim Laçi

VIDEO/ Qazim Laçi dërgon Spartën te tri pikët, i gjithë stadiumi brohoret emrin e shqiptarit

17 Dhjetor 2023, 21:18| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 21:19

  • Share

Qazim Laçi ka gjetur golin e dytë këtë sezon me Spartën e Pragës në kampionatin çek të futbollit. Për javën e 19-të të kampionatit, Sparta ia doli të merrte tri pikë në shtëpi me fitoren 2-1 kundër Teplice.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë, me Qazim Laçin që vendosi ekuilibrat në minutën e 72-të. Një aksion i shpejtë dhe "ping-pongo" në zonë, bënë që mesfushori i Kombëtares të godiste me të djathtën dhe të vendoste ekuilibrat, për t'i hapur rrugë fitores që u arrit në fundin e sfidës.

Pas golit, i gjithë stadiumi në kor brohoriti emrin e Laçit. 27-vjeçari nga Peshkopia po kalon një sezon të mirë dhe ka luajtur 16 ndeshje si titullar në "Fortuna Liga".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?