Foto nga momenti i shpërthimit të gazit në Uashington

VIDEO/ Publikohet momenti i shpërthimit të gazit në Uashington, rrafshohet ndërtesa

19 Janar, 13:10| Përditesimi: 19 Janar, 13:11

  • Share

Shpërthimi i gazit në Uashington për pak ka rezultuar fatale, pasi pranë ndodhej një çerdhe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur shpërthimi i gazit rrafshon një ndërtesë në Uashington DC.

Zjarrfikësit iu përgjigjën një telefonate për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë. Të gjithë personat u evakuuan nga ndërtesa dhe ndërtesat përreth, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë, raporton BBC.

Shpërthimi ka ndodhur brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa. Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga mbetjet dhe u dërgua në spital.

Shkaku i rrjedhjes së gazit ende nuk dihet ndërsa kanë nisur hetimet.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?