VIDEO/ Publikohen pamjet nga takimi i Kurtit me diplomatët evropianë

14 Shtator 2023, 10:57| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 10:59

  • Share

1694681872_kuirti.jpg

Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt.

 


Lajmi kryesor:

Përfundon pa sukses dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje! Vuçiç: Kurti i shmanget asociacionit


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?