VIDEO/ Publikohen pamjet brenda takimit Vuçiç-Borrell dhe Lajçak

14 Shtator 2023, 10:33| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 10:44

  • Share

 

Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 09:00 me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiç. Së fundmi janë publikuar pamjet brenda takimit Vuçiç-Borrell dhe Lajçak.

Borrelli dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:00.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

 


Lajmi kryesor:

Përfundon pa sukses dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje! Vuçiç: Kurti i shmanget asociacionit


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?