Mauro Icardi

VIDEO/ Provokacia! Mauro Icardi vendos ndeshjen dhe feston me 'shqiponjë'

1 Shkurt 2023, 21:33| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 21:37

  • Share

Galatasaray fitoi 3-2 me Umraniyespor në raundin e 22-të të Superligës së Turqisë. Në këtë ndeshje vendimtar me dopietë ishte Mauro Icardi, që i dha tri pikë vendasve. Në fushë gjatë pjesës së dytë luajti edhe Rashica, që duket se ka mësuar Icardin sesi të festojë me shqiponjë.

Me ndeshjen që ishte 2-2, goli i Icardit në minutën e 83 të ndeshjes i dha tri pikë Galatasarayt. Argjentinasi ka shpërthyer në festë, teksa bie në sy bërja e "shqiponjës" nga Icardi. Kapiteni i ekipit nga Stambolli duket se ka mësuar nga Rashica, teksa ka bërë simbolin që më herët e ka bërë sulmuesi i Kosovës po me Galatasaray.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?