Protesta e gazetarëve në Kosovë

VIDEO/ Do fliste për çështjen ''Klan Kosova', gazetarët bojkotojnë konferencën e ministres së Kosovës

1 Gusht 2023, 17:38| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 17:44

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë është pritur me revoltë heqja e licencës së Klan Kosovës. Prej ditësh, gazetarët janë ngritur në protestë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është përballur me protestën e gazetarëve kundër vendimit për heqjen e licencës së Klan Kosovës. Në momentin kur ajo filloi të fliste në konferencën e njoftuar, gazetarët janë afruar një nga një pranë podiumit dhe në mënyrë demonstrative hoqën mikrofonat.

Pas gazetarëve janë tërhequr edhe kameramanët duke u larguar nga salla dhe duke lënë ministren në monologun e saj. Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore të ngjashme me Klan Kosovën, shkak për të cilin është marrë vendimi për mbylljen e televizionit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?