Banesa e Blerim Shalës

VIDEO/ Prokuroria e Hagës kryen kontrolle në banesën e ish-këshilltarëve të Thaçit, Bashkim Smaka dhe Blerim Shala

30 Tetor 2023, 10:01| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 10:22

  • Share

Prokuroria e Specializuar e Hagës po realizon bastisjes në shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala. Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan (deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së fundmi edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin e kanë konfirmuar disa burime të ndryshme për gazetën Nacionale. Nacionale ka siguruar edhe fotografi nga shtëpia e Smakës ku po qëndron një veturë e EULEX-it. Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjet në një deklaratë për Nacionalen.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë Qerkini.

Gazeta Nacionale ka sigruar edhe pamje nga shtëpia e Smakës. 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?