VIDEO/ Prezantuesja humb ndjenjat në studio gjatë transmetimit live

22 Mars 2023, 12:20| Përditesimi: 22 Mars 2023, 12:21

  • Share

Pas incidentit të disa ditëve më parë, kur një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kolumbi, ku një prej prezantueseve më të njohura në vend humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dyshemenë e studios gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Elianis Garrido, 35 vjeç ishte ulur në stol ndërsa bashkë prezantonte shfaqjen “Lo Sé Todo” (“Unë di gjithçka”) kur ndodhi incidenti.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale mund të shihet momenti kur ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet përtokë.

Menjëherë pas kësaj kamerat ndalen dhe fokusojnë kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një ndërprerje reklamash. Kolegë të tjerë nxituan menjëherë pranë saj duke i dhënë ndihmën e parë prezantueses 35-vjeçare.

Pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, kolegu i saj u u tha shikuesve se bashkë prezantuesja kishte patur “probleme respiratore”.

Ai tha se 35-vjeçarja ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor. Kjo e fundit nuk e ka komentuar ende episodin e frikshëm që ka kaluar, ndërsa thuhet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se gjithçka ka kaluar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?