Festa e golit të parë

VIDEO/ Pretendent për trofeun, Maroku mposht 3-0 Tanzaninë në Kupën e Afrikës

17 Janar, 20:11| Përditesimi: 17 Janar, 20:15

  • Share

Kupa e Afrikës është duke zhvilluar ndeshjet e para në grupe. Në stadiumin "Laurent Pokou" në qytetin San Pedro të Bregut të Fildishtë, Maroku fitoi 3-0 Tanzaninë duke dominuar në çdo aspekt gjatë 90 minutave.

Afrikano-veriorët zhbllokuan ndeshjen pas 30 minutave lojë me golin e Saiss, kjo pas një goditje dënimi nga Ziyech dhe kthimin e topit pas. Në pjesën e dytë marokenët gjetën edhe dy gola të tjerë me Ounahi dhe En Nesyri në minutat 77 dhe 80, duke marrë kështu kreun e grupit D me tri pikë.

Maroku në Kupën e Botës "Katar 2022" u rendit në vendin e tretë, kjo pas humbjes 2-0 me Kroacinë në finalen e vogël, duke qenë edhe surpriza e turneut. Tanimë në Kupën e Afrikës djemtë e Regragui kërkojnë të ngrenë trofeun dhe janë pretendentët kryesorë.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?