Video/ Prekëse, fëmija portugez
ngushëllon tifozin francez të përlotu

11 Korrik 2016, 16:25| Përditesimi:

  • Share
Portugalia ka fituar trofeun e parë të Europianit duke eliminuar vendin organizator të këtij kampionati. Franca ishte shumë afër kupës, por e portugezët kanë realizuar ëndrrën e lënë përgjysmë në vitin 2004.

Trishtimi në radhët e francezëve ishte i pashmangshëm dhe jo i vogël. Në një video të filmuar pas ndeshjes shihet një tifoz francez që qan i pikëlluar dhe zemërthyer. Menjëherë pas lotëve të tij një fëmijë i vogël që kishte veshur fanellën e Portugalisë i afrohet për ta ngushëlluar duke i dhënë dorën.

Dy tifozët e skuadrave kundërshtare pasi kanë shkëmbyer disa fjalë midis tyre janë përqafuar njëri-tjetrin duke theksuar edhe një herë ndikimin e madh që futbolli luan në marrëdhëniet midis njerëzve.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?