Indrit Tuci

VIDEO/ 'Predhë' nga jashtë zone, sulmuesi i Kombëtares shënon supergol në Kroaci

2 Maj 2023, 14:02
  • Share

Lokomotiva e Zagrebit barazoi 2-2 me Gorica në javën e 32-të në elitën e futbollit kroat. Në këtë duel për vendasit nga Zagrebi shënoi edhe Indrit Tuci, sulmuesi 22-vjeçar i Kombëtares. Paçka se Lokomotiva shkoi në avantazhin e dy golave, miqtë mundën të barazonin në këtë përballje.

Sulmuesi shqiptar Tuci u shfaq protagonist qysh në të 22 minutë, duke dhënë asistin për Stojkovic. Në minutën e 47 të ndeshjes, Stojkovic i ktheu "borxhin" Tucit, me shqiptarin që lëshoi një "predhë" nga jashtë zone për ta ndalur në rrjetë.

Në 25 ndeshje këtë sezon, Tuci ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste. Djaloshi është pjesë e Kombëtares U-21, teksa ka luajtur në shtatë takime, duke qenë një kandidat për ekipin A.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?