Erdogan duke shpërndarë para

VIDEO/ Prag zgjedhjesh në Turqi, Erdogan shpërndan sërish para në dorë për fëmijët! Opozita reagon ashpër

4 Prill 2023, 11:13| Përditesimi: 4 Prill 2023, 11:22

  • Share

Në prag të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 14 maj në Turqi, udhëheqësi turk, Rexhep Tajip Erdogan është filmuar sërish teksa u shpërndan para fëmijëve ashtu siç bëri pas tërmetit katastrofik të shkurtit, gjatë vizitës së tij në zonat e prekura.

Erdogan në lagjen Bagcilar të Stambollit ka nxjerrë para nga xhepi i tij dhe ka nisur t’i shprëdajë për fëmijët e pranishëm.

Ndërkohë që presidenti turk bënte këtë veprim, kalimtarët e pranishëm brohorisnin “Udheheqësi ynë, ne nuk do ia lëmë Turqinë tradhëtarëve” si dhe slogane të tjera pro tij.

Kjo video u kritikua ashpër nga mediat dhe partitë opozitare në vend.

Sipas mediave turke, lideri i opozitës, Kemal Kilinçaroglu mbizotëron në sondazhe përballë Erdogan, i cili ka humbur shumë mbështetje nga qytetarët pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?