Hardhuca

VIDEO/ Policia australiane sekuestron qindra hardhuca me vlerë më shumë se 800 mijë dollarë

8 Janar, 15:50| Përditesimi: 8 Janar, 15:51

  • Share

Autoritetet australiane kanë njoftuar se është zbuluar një grup kriminal që planifikonte të eksportonte ilegalisht qindra hardhuca vendase nga vendi në Hong Kong.

Vlera e tregut e zvarranikëve ishte 805,000 dollarë, sipas Policisë së NSW. Tre burra dhe një grua u arrestuan në Sydney.

Po ashtu, policia sekuestroi rreth 260 hardhuca dhe tre gjarpërinj, të cilët mbaheshin të gjithë në kushte të këqija. Ekspertët kontrolluan gjendjen e tyre dhe më pas u kthyen në natyrë.

Një grup pune u formua për të hetuar kontrabandistët e dyshuar në shtator, pasi 59 hardhuca u kapën në nëntë kontejnerë të vegjël gjatë rrugës për në Hong Kong.

Oficerët kanë kryer një sërë bastisjesh në Uellsin e Ri Jugor gjatë javëve të fundit.

Në një shtëpi në Sidnej, ata kapën 118 hardhuca, tre gjarpërinj, tetë vezë dhe 25 hardhuca të ngordhura. Një kontroll i një prone në Grenfell rural gjeti katër hardhuca të fshehura në çanta.

Katër të dyshuarit, të moshës 31 deri në 59 vjeç, janë akuzuar për krime duke përfshirë eksportimin e zvarranikëve vendas, tregtimin e produkteve të krimit dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 15 vjet burg.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?