Bota

VIDEO/ Po raportonte live pas ndeshjes, gazetarja në Itali ngacmohet seksualisht: Sa vajzave të tjera iu ndodh në heshtje

28 Nëntor 2021, 20:37| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 20:49

  • Share

FIRENCE- Pavarësisht se gazetarja sportive e ‘Toscana Tv’ po raportonte live në televizion, kjo nuk e ka ndaluar një tifoz që ta ngacmonte atë seksualisht në syrin e mijëra teleshikuesve. Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur gazetares Greta Beccaglia, 27 vjeçe kur po raportonte pas ndeshjes së Seria A mes Empolit dhe Fiorentinës, teksa një tifoz e goditi atë nga të pasmet. Reagimi i gazetares ishte i menjëhershëm teksa i tha atij se nuk mund ta bënte këtë veprim.

Video po bën xhiron në rrjet ndërsa një pjesë shuëm e mirë e përdoruesve e kanë dënuar këtë veprim. Lidhur me këtë ngjarje, komisariati i Empolit (Firence) ka nisur një hetim për të identifikuar personin dhe marrë masat e duhura.

Pas kësaj ngjarje ka pasur edhe një tjetër regaim nga gazetarja e cila thotë se ky ngacmim i ndodhi asaj live, por sa femrave të tjera u ndodh në heshtje.

"Ajo që më ndodhi është diçka që nuk është e pranueshme dhe nuk duhet të përsëritet. Është regjistruar në TV live sepse kam qenë në punë. Por fatkeqësisht siç e dimë një ngacmim i tillë u ndodh edhe grave të tjera me kamera të fikur, d.m.th. , pa e ditur askush. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë, aq më tepër që lojtarët dolën në fushë duke treguar simbolin e Ditës kundër dhunës ndaj grave. Po marr shumë mesazhe solidariteti nga fansat dhe njerëzit e thjeshtë, por edhe nga personalitete të njohura që kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në opinionin publik dhe ky është një reagim i përgjithshëm shumë pozitiv. Ngjarje si kjo nuk duhet të ndodhin më kurrë”, u shpreh ajo.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës ku ka dënuar këtë veprim.

“Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave. Urdhri rajonal gjithashtu shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini”, shkroi Urdhri i Gazetarëve të Toskanës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?