Dhuna në parket

VIDEO/ Plas sherri në parket, ndërron jetë babai i basketbollistit

2 Shkurt 2023, 11:56
  • Share

Ndeshja e basketbollit mes të rinjve të një shkolle të mesme në Vermonte të SHBA-së ka përfunduar në mënyrë tragjike. Pas përleshjeve të forta në parket, 60-vjeçari Russell Giroux ndërroi jetë. I ati i një prej të rinjve që po luanin, nuk mundi t'i shpëtonte plagëve të marra gjatë përleshjes.

Ndërkohë që luhej ndeshja mes të rinjve në qendrën arsimore në Albrugh, papritur prindërit janë përfshirë në një sherr masiv që u spostua në parket. Videoja që tregon momentet e dhunës tregon qartë se shumë persona kanë qenë të përfshirë në rrahje, teksa fatkeqësish 60-vjeçari nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Sipas policisë që shkoi në vendin e ngjarjes, Russell Giroux pati plagë gjatë rrahjes dhe vendosi të shkonte në shtëpi me makinën e tij. Rrugës ai kërkoi ndihmë mjekësore dhe megjithë transportin në spital nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?