Rezidenca e Neymar në Brazil

VIDEO/ Pistë për makinat dhe helikopterin, rezidenca luksoze e Neymar edhe me fusha futbolli! Telashe me policinë për liqenin artificial

1 Korrik 2023, 12:01
  • Share

Një pamje ajrore e rezidencës së re të Neymar në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro, po bën bujë në Brazil. Pamjet tregojnë pistën mbresëlënëse të makinave që futbollisti i PSG-së ka ndërtuar në shtëpinë e madhe ku kalon pushimet me familjen dhe miqtë e tij.

Në rezidencë ka edhe fusha volejbolli, futbolli, tenisi dhe disa pishina. Ajo që po i hap më shumë probleme babait të Neymar-it, i cili është përgjegjës për ndërtimin luksoz, është liqeni artificial prej 1000 metrash katrorë, për të cilin ka marrë ankesa për krime të dyshuara mjedisore.

Për të "instaluar" liqenin, u desh të hiqej një shkëmb dhe të shpyllëzohej një pjesë e bimësisë në zonë dhe madje të devijohej një lumë. Nga njëra anë, familja ka ndërtuar një sipërfaqe druri dhe nga ana tjetër, një lloj kioske plazhi të rrethuar me gurë.

Sekretari për Mjedisin urdhëroi ndërprerjen e punimeve në atë pjesë të rezidencës. Agjentët e Policisë Ushtarake dhe Civile të Shtetit të Rio de Janeiros shkuan në vend për të njoftuar zyrtarisht vendimin. Babai i futbollistit u përball me ta dhe për pak u arrestua për shpërfillje të gjykatës.

Pishina, fusha futbolli dhe tenisi. Një park argëtimi shumë i madh. Madje nuk mungon as heliporti për uljen e helikopterit të markës me inicialet e tij ‘NJR’, si dhe aksesi privat për jahtin.

Të shikosh nga lart rezidencën ultra-luksoze të Neymar, është si të fluturosh mbi një park argëtimi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?