Festa e Sampdorias

VIDEO/ Pikë pas 4 humbjeve, Sampdoria me një këmbë në Serinë B! Monza gol në 'frymën e fundit'

6 Shkurt 2023, 22:50| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 22:52

  • Share


Monza dhe Sampdoria barazuan 2-2 në "Brianteo". Për javën e 21 në Serie A, dorianët e Stankovic ia dolën të dilnin me pikë nga një transfertë e vështirë. Goli i parë i takimit u shënua nga Gabbiadini në minutën e 12-të, teksa Petagna në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dytë për Sampin u shënua po nga Gabbiadini në minutën e 58-të, teksa barazimi erdhi në minutën e shtatë shtesë nga Pessina me penallti. Pas katër humbjeve dhe zhytjes në fundin e tabelës, Sampdoria merr një pikë që e dërgon në kuotën e 10 pikëve për vendin e parafundit. Monza me 26 pikë mban vendin e 10-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Surpriza në Serie A, Verona ndal Lazion! Sampdoria merr një pikë në transfertë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?