Pamje nga përleshja fizike mes deputetëve në Parlamentin e Maldives

VIDEO/ Përplasje fizike mes deputetëve në parlamentin e Maldives, shkak votimi i ministrave të rinj të qeverisë

30 Janar, 20:02| Përditesimi: 30 Janar, 20:08

  • Share

Duket se Shqipëria nuk vendi i vetëm në botë që ka një opozitë kaotike dhe te dhunshme dhe që e cila pikë boshtore të aksionit të saj opozitar ka forcën fizike.

Një ngjarje e ngjashme me ato të Kuvendit të Shqipërisë ka ndodhur në Maldive.

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.

Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Ndër të tjera, mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?