Messi përfundon në tokë

VIDEO/ Përplasja Lautaro - Messi në fushë, 'Pleshti' përfundon në tokë! Tifozët: Martinez nuk është argjentinas

9 Shtator 2023, 17:01| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 17:03

  • Share

Argjentina fitoi 1-0 kundër Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine. Ishte një perlë e Lionel Messit në minutën e 78-të të ndeshjes që vulosi takimin, me yllin e sulmit që shënoi nga goditja e dënimit.

Veç lojës së mirë, në fushë u vu re edhe një përplasje mes Messit dhe Lautaro Martinezit. Gjatë të njëjtit aksion, sulmuesi i Interit i ndërpreu rrugën kapitenit të tij, me Messin që u plas në tokë.

Kaq ka mjaftuar që në kanalet e komunikimit tifozët të sulmonin me komente negative Martinezin. "Lautaro, ti nuk je argjentinas. Apo, 'kontrollo pasaportën. Martinez nuk është argjentinas”, shkruajnë fansat në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Interit duket se nuk lëvizi kur Messi u fut në aksion, i cili në mënyrë të pashmangshme e goditi bashkëlojtarin sulmues dhe më pas u rrëzua në fushë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?