Shërbimet e urgjencës pastrojnë zonën ku u rrëzua aeroplani

VIDEO/ Përplasen dy avionë në Australi, autoritetet kërkojnë për të mbijetuar

19 Nëntor 2023, 11:37| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 11:50

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku dy avionë janë përplasur në ajër. Dy avionët u përplasën në ajër, por sipas njoftimit nga shërbimet e urgjencës njëri prej avionëve besohet se ka rënë në det.

Sipas raportimit të tabloidit britanik Daily Mail, avioni u gjet në ujë pranë malit Marta, në jug të Melburnit.

Autoriteti Australian i Sigurisë Detare tha se rrënojat ishin gjetur, por ende nuk dihej nëse kishte ndonjë të mbijetuar.

Stacioni radiofonik 3AW raportoi se një avion ish-ushtarak S-211 Viper u rrëzua në ujë, me një pilot dhe një pasagjer që besohet se ishin në bord.

Rrënojat e avionit janë gjetur në ujë ku ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?