Foto nga Vendngjarja

VIDEO/ Përplasen dy avionë gjatë nisjes së fluturimit në aeroportin japonez

16 Janar, 13:10
  • Share

Një avion i Korean Air Lines u përplas me një avion të Cathay Pacific Airways në aeroportin New Chitose në ishullin verior të Japonisë Hokkaido. Sipas informacioneve, përplasja mes dy avionëve ka ndodhur në pistë.

Ky është incidenti i dytë në një aeroport japonez brenda pak javësh. Aksidenti ndodhi teksa avioni i Korean Air po përgatitej për ngritje, tha një zyrtar i linjës ajrore.

Në avionin Korean Air ndodheshin 289 pasagjerë, por nuk raportohet për të lënduar, raportojnë mediat e huaja.

 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?