Automjeti i përmbytur

VIDEO/ Përmbytjet masive në Kinë marrin para një makinë, burri brenda automjetit shpëtohet nga zjarrfikësit

31 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 13:04

  • Share

Një burrë përjetoi momente tmerri ndërsa makina e tij u përmbyt në një lumë në Kinë. Ai ishte brenda automjetit kur rrjedha e bllokoi plotësisht dhe makina nisi të lundronte.

Pamjet nga ky moment janë kapur në kamera dhe përmes një video të publikuar nga BBC shihet se si ekipi zjarrfikës ka ndihmuar burrin të dalë nga automjeti.

Përmbytjet shkatërruese goditën rajonin pas tajfunit Doksuri.

Tajfuni Doksuri ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e para të mëngjesit të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?