Përleshja e tifozëve ultras

VIDEO/ Përleshje në Itali, finalja e Kupës kthehet në arenë mes ultrasve dhe policisë

19 Mars, 22:03| Përditesimi: 19 Mars, 22:09

  • Share

ITALI - Ndeshja e parë e finales së Kupës së Italisë për Serie C mes Padovas dhe Catanias është kthyer në një arenë përleshjesh. Gjatë pushimit mes pjesëve, miqtë nga Siçilia kanë thyer rrethimin e sektorit të tyre në stadium, duke hedhur flakadanë në drejtim të vendasve.

Duke u afruar me nxitim në sektorin e tifozëve të Padovas, ultrasit e Catanias kanë alarmuar policinë dhe sigurinë të cilët kanë bërë përpjekje për t'i ndalur. Kaosi në stadium ka zgjatur për disa çaste, me forcat e rendit që kanë vendosur qetësinë.

Veç policisë u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar vatrat e zjarrit të shkaktuara nga flakadanët. Mediet në Itali nuk raportojnë të lënduar, me Padovan që në fund fitoi 2-1.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?