Dejvi Bregu

VIDEO/ 'Perlë' në Kupën e Turqisë, Dejvi Bregu supergol që nuk i vlen ekipit

22 Dhjetor 2022, 17:22| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 17:21

  • Share

Dejvi Bregu ka shënuar për Boluspor në Kupën e Turqisë. Skuadra e tij humbi 3-1 në transfertë kundër Gaziantep për 1/16 e turneut. Do duhej minuta e 87 e ndeshjes që vlonjati të kontrollonte bukur pasimin e Landel, për ta dërguar në trekëndëshin e portës.

Kontroll dhe goditje perfekte nga Bregu, që shënon një gol të bukur por që nuk i shërbeu ekipit të tij pasi u eliminua në këtë fazë të Kupës së Turqisë. Më herët për Gaziantep shënuan Maxim dhe Ersoy, ndërsa Markovic vulosi sfidën për 3-1 në fundin e ndeshjes.

Këtë sezon Bregu ia ka dalë të shënojë dy gola në Kupën e Turqisë, ndërsa në kampionat ka koleksionuar 17 ndeshje në 855 minuta duke dhënë një asist. Prej verës së 2021 kur u largua nga Teuta, Bregu luan në Ligën e Parë turke.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?