Përleshja e tifozëve

VIDEO/ Përgjaket West Brom Albion - Wolves në Angli, tifozët përleshen mes tyre! Policia përdor forcën

28 Janar, 15:23| Përditesimi: 28 Janar, 15:25

  • Share

West Brom Albion humbi 0-2 me Wolves, duke bërë që vendasit të eliminoheshin në turin e 1/16 në FA Cup. Neto në pjesën e parë dhe Cunha në të 78 minutë shënuan dy golat për miqtë.

Fill pas golit të dytë, tifozët e dy skuadrave nisën një përleshje masive në tribuna, me pamjet që nuk janë të këndshme për t'u parë. Nuk munguan as tifozët që tentuan të futeshin në fushë, me policinë dhe sigurinë që përdori forcën.

Edhe pse dy skuadrat nuk vijnë nga i njëjti qytet, dueli mes tyre ka prodhuar shpeshherë dhunë dhe njihet për rrezikshmërinë e lartë. Pas përleshjes që zgjati disa minuta, nuk munguan as tifozët e përgjakur.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?