VIDEO/ Përgatitjet për paradën e ditëlindjes së mbretit, ushtarëve anglezë u bie të fikët nga i nxehti

11 Qershor 2023, 09:55| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 10:06

  • Share

Disa ushtarëve britanikë u ka rënë të fikët për shkak të të nxehtit gjatë përgatitjeve për paradën që do të mbahet në ditëlindjen e Mbretit Charles III.

Ushtarët pjesëmarrës të paradës ushtarake që përgatitet për festimet e ditëlindjes së mbretit Charles janë sëmurë, disave madje u ka rënë të fikët, për shkak të vapës së fortë që goditi Londrën.

Tre ushtarë të veshur me uniformat karakteristike të Anglisë, me xhaketat e kuqe dhe kapelet e larta prej leshi, u panë teksa rrëzoheshin dhe binin pa ndjenja në tokë përpara Princit të Uellsit, William, i cili po kontrollonte ecurinë e përgatitjeve të ceremonisë.

Video që po bën xhiron e rrjetit, tregon momentin kur një nga ushtarët që i binte trompetës bie pa ndjenja dhe mundohet të ngrihet përsëri duke vazhduar të lëshojë tinguj nga vegla muzikore në mënyrë që të mos ndalej muzika.

Princi William  përmes një postimi në Twitter, ka falenderuar ushtarin për qëndrimin e tij.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?