VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Lezhë, shkrumbohet totalisht

14 Tetor 2023, 15:38| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 16:46

  • Share

LEZHË- Një automjet në lëvizje u përfshi nga zjarri në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 minuta te së shtunës në rrugën pranë ish-komunales, por nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Sapo konstatoi flakët, drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ zbriti nga makina dhe njoftoj menjëherë zjarrfikësit, te cilët mbërritën në adresën e dhënë dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit.

Pavarësisht reagimit te shpejtë të shërbimit zjarrfikës, nga zjarri u shkrumbua plotësisht automjeti tip ‘Volkswagen’ si dhe pësoi dëmtime dhe një makinë tjetër që ishte e parkuar ne ane të rrugës.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se shkak për zjarrin në makine është bërë një defekt elektrik.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?