Ernest Muçi

VIDEO/ Perfekt nga jashtë zone, Ernest Muçi shënon golin e parë me Besiktasin

25 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:15

  • Share

Ernest Muçi ka shënuar golin e parë me Besiktasin. Skuadra bardhezi po fiton 0-2 derbin me Istanbulspor, për javën e 27-të në Superligën turke të futbollit.

Në këtë duel te goli doli edhe Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares që gjeti rrjetën për herë të parë me Besiktasin. Në fillimin e shkurtit ai la Legian e Varshavës dhe tanimë iu deshën vetëm tre ndeshje për të shënuar.

Duhej minuta e 54 kur Muçi mori një pasim nga Fernandes dhe me një të djathtë të prirët ia ndali sferën në rrjetë portierit.

Ora 22:11
Goli i parë me Besiktas, Ernest Muçi shpallet njeriu i ndeshjes: Kjo është detyra ime


Besiktas fitoi 0-2 kundër Istanbulspor dhe goli i dytë i sfidës u shënua nga Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares u shpall njeriu i ndeshjes, teksa për mediet u pa me "këmbë në tokë".

"Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot. Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë.

Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme", tha Muçi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?