Festa e Manchester City

VIDEO/ 'Përbindëshi' Haaland, Manchester City fiton 1-0 ndaj Brentford dhe shkon -1 nga Liverpooli kryesues

20 Shkurt, 22:24| Përditesimi: 20 Shkurt, 22:26

  • Share

Manchester City fitoi 1-0 ndaj Brentford për javën e 18-të në Premier League, duel ky i prapambetur në Angli. Pas barazimit 1-1 me Chelsean në fundjavë, "Qytetarët" kthehen te tri pikët dhe shkojnë -1 pikë nga kryesuesit e Liverpool.

Ndeshja në "Etihad" ishte e luftuar që në minutat e para, teksa për miqtë Thomas Strakosha ishte sërish në stol. Sfida u vendos në minutën e 71-të nga Haaland, kjo pas pasimit final të Alvarez.

Një aksion i Brentford u thye dhe në vijimin e tij ishte Man. City që gjeti golin me Haaland (22 gola sezonalë) në kundërsulm, që pas rikthimit nga dëmtimi po bën që djemtë e Guardiolës të jenë konkurrues.

Me 56 pikë pas javës së 25-të, City mban vendin e dytë në PL, një pikë pas Liverpoolit kryesues.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?