Ndërhyrja e frikshme

VIDEO/ Për karton të zi, ndërhyrja horror në kokë që vendosi në rrezik jetën e futbollistit

17 Korrik 2023, 15:02| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 15:03

  • Share

MEKSIKË - Në ndeshjen e javës së 3-të të kampionatit meksikan mes Mazatlan dhe Monterrey, ka ndodhur një skenë e shëmtuar që rrallë shihet në fushat e futbollit. Ishte minuta e 16-të e ndeshjes kur mbrojtësi i vendasve Amarilje, teksa tentoi të gjuante topin sa më larg portës së tij, aksidentalisht goditi sulmuesin kundërshtar në fytyrë me takat e futbollit, duke e rrëzuar atë në tokë.

Futbollistët nuk u besonin syve, shumë kapën kokën me duar dhe shumë shpejt shërbimi mjekësor vrapoi drejt lojtarit. Për shkak të goditjes së ashpër, futbollistit fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas shikimit të videos, arbitri ndryshoi vendimin dhe e dërgoi në dhomat e zhveshjes me të kuq. Për fat të mirë lojtari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?