Momenti i kartonit të bardhë

VIDEO/ Për herë të parë në historinë e futbollit, gjyqtari akordon karton të bardhë

28 Janar 2023, 21:00| Përditesimi: 29 Janar 2023, 15:28

  • Share

Për herë të parë në historinë e futbollit, një gjyqtar ka akorduar kartonin e bardhë në fushë. Diçka e tillë ka ndodhur në Portugali, me pamjet që kanë bërë xhiron e mediave. Në derbin mes Benfica-s dhe Sporting Lisbone në kategorinë e femrave, është parë kartoni i bardhë.

Ndryshe nga kartoni i verdhë apo i kuq që janë në formë ndëshkimi, kartoni i bardhë u akordua për stafet mjekësore.Gjatë ndeshjes një tifoz u ndje keq në fushë, me stafet mjekësore që vrapuan për të ndihmuar. Kaq ka mjaftuar që kryesori të japë kartonin e bardhë në shenjë fair-play për sjelljen e stafeve mjekësore.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?