VIDEO/ Pejë, rrugët kthehen në lumenj! Shoferi shpëton duke dalë nga dritarja e veturës, të tjerët presin sipër makinës

25 Qershor 2023, 01:31| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 01:45

  • Share

1687650234_pee.jpg

PEJE - Moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës në Kosovë.

Uji ka vërshuar me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.

Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.

Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kosovë, Peja nën pushtetin e ujit! Rrugët kthehen në lumenj! Nëna dhe djali 5 vjeç humbin jetën


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?